You are on page 1of 21

SINJALIZIMET HORIZONTALE

Pyetesori 222 deri 261


pyetesori 1

SINJALET HORIZONTALE

Vija gjatesore e mesit te karrexhates eshte me ngjyre te bardhe dhe mund te jete e
nderprere ose e panderprere. Vija e bardhe gjatesore e panderprere (e vazhduar) nuk mund te
kapercehet. Vijat gjatesore te nderprera mund te kapercehen, por vetem kur jane respektuar te gjitha
normat e sjelljes ne rruge dhe te sinjalistikes rrugore. Vijat e bardha gjatesore kufizojne korsite e
levizjes dhe ne rruget me nje korsi per cdo drejtim levizje ndajne edhe drejtimin e levizjes me
drejtimin e kundert te levizjes. Vijat gjatesore te nderprera te mesit te karrexhates, ne rastin e
parakalimeve lejojne te kalojme perkohesisht ne korsine e drejtimit te kundert dhe lejojne edhe
kthimin e drejtimit te levizjes ne kushtet e sigurise kur rruga eshte me dy sense levizje. Eshte
gjithmone e ndaluar te qarkullojme permbi vijat (duke shkelur vijen) gjatesore si ne rastin kur jane
te panderprera ashtu dhe ne rastin kur jane vija te nderprera. Vijat gjatesore te pandreprera e lejojne
manovren parakalimit por pa e shkelur vijen dhe kur kjo manover mund te kryhet ne kushtet e
sigurise dhe eshte e lejuar nga rregullat e qarkullimit rrugor.
Pyetesori 222 Vija gjatesore e mesit te karrexhates :
pergjigje te sakta 1. nese eshte e nderprere, mund te kapercehet.
2. kur eshte e panderprere (e vazhduar), ndalohet te kapercehet
3. kur eshte e vazhduar (e panderprere), lejon parakalimin pa e shkelur vijen
kur kete manover e lejojne rregullat dhe sinjalet e qarkullimit.
4. kur eshte e nderprere, lejon parakalimin edhe duke kaluar perkohesisht ne
korsine e sensit te kundert.
pergjigje gabim 1. kur eshte e panderprere e ndalon parakalimin por mund te levizim mbi te ose
mund ta kapercejme gjate qarkullimit
2. mund te jete me ngyre te bardhe, te verdhe , ose jeshile.
3. kur eshte e panderprere, e ndalon parakalimin ne te gjitha rastet pa
perjashtim.

Vijat e bardha gjatesore te nderprera, mund te kapercehen kur jane respektuar te gjitha
rregullat e tjera te qarkullimit rrugor. Keto vija kufizojne korsite e levizjes dhe ne rruget me dy
sense levizje ndajne drejtimin e levizjes me drejtimin e kundert te levizjes. Lejojne ne rastin e
parakalimit ti kapercejme dhe te futemi perkohesisht ne korsine e sensit te kundert dhe lejojne edhe
kthimin e sensit te levizjes kur kjo manover kryhet ne kushtet e sigurise ne rruget me dy sense
levizje. Eshte gjithmone e ndaluar te qarkullosh mbi vijat e bardha gjatesore si kur jane te nderprera
ashtu dhe kur jane te panderprera.
Pyetesori 223 Vijat e bardha gjatesore te nderprera :
pergjigje te sakta 1. mund te kapercehen kur jane respektuar te gjitha rregullat e tjera te
qarkullimit.
2. kufizojne korsite e levizjes
3. ne disa raste ndajne edhe sensin e levizjes se mjeteve
4. lejojne ne rastet e parakalimeve qe te futemi ne korsine e sensit te kundert
5. lejojne kthimin e drejtimit te levizjes kur kushtet e sigurise rrugore e lejojne
pergjigje gabim 1. lejojne te qarkullosh mbi to ti kapercesh gjate gjithe kohes
2. kufizojne pistat per bicikletat
3. vendosen ne afersi te kryqezimeve ne nivel.
4. sherbejne per te ndare rruget me karrexhata te pavarura.
pyetesori 2

Vija gjatesore e dyfishte e vazhduar (e panderprere) gjendet ne rruget me dy sense


levizje dhe sherben vetem per te ndare sensin e levizjes. Nuk mund te kapercehet kurre, qofte dhe sa
per tu kthyer majtas. Mund te kryhet manovra e parakalimit vetem ne rast se ajo kryhet pa shkelur
vijen dhe rregullat e qarkullimit e lejojne.
Pyetesori 224 Vija e dyfishte gjatesore e vazhduar (e panderprere) :
pergjigje te sakta 1. paraqet ndarjen e sensit te levizjes ne rruget me dy sense per qarkullimin
2. eshte e ndaluar te kapercehet
3. nese eshte e mundur e lejon parakalimin, por pa e shkelur vijen
4. ndalon kryerjen e manovres e ndryshimit te sensit te levizjes
5. ndalon te kthehesh majtas
pergjigje gabim 1. tregon qe qarkullimi mund te behet ne rreshta paralele
2. kur eshte me ngjyre te verdhe tregon qe mund te sherbeje si vend parkimi
3. mund te kapercehet ne se jemi te bindur qe nuk ka rrezik
4. ndan korsite e karrexhates me nje sens levizje

Vija e bardhe gjatesore e vazhduar (e panderprere) e mesit , ndan


karrexhaten ne dy gjysem karrexhata dhe nuk mund te kapercehet; eshte e ndaluar te qarkullojme
mbi vijen e bardhe dhe te kryejme manovren e ndryshimit te sensit te levizjes ; e lejon manovren e
parakalimit por pa shkelur vijen e bardhe dhe brenda rregullave te tjera te sigurise dhe qarkullimit
qe mund ta lejojne kete manover. Ne rruget me nga nje korsi per cdo sens levizje vija e panderprere
e mesit ndan senset e levizjes. Kjo vije ndeshet vecanerisht ne kurrizet e rrugeve, kthesave , ne
afersi te vendkalimeve te kembesore dhe bicikletisteve, ne afersi te ngushtime, ne afersi te kalimeve
ne nivel. Eshte gabim te thuhet qe vija gjatesore e vazhduar e mesit e ndan rrugen ne dy karrexhata
(duhet trafikndaresi per te ndare rrugen ne dy karrexhata) apo qe ne rruge me nje sens levizje
vendoset ne pjesen e drejte apo ne ngushtim te rruges.
Pyetesori 225 Vija e bardhe e vazhduar (e panderprere) e mesit , fig 501 :
pergjigje te sakta 1. e ndan karrexhaten ne dy gjysem karrexhata
2. ndalohet qe ta kapercesh gjate levizjes me mjet
3. ne rruget me nga nje korsi per cdo sens levizje , ndan sensin e levizjes
4. mund te ndeshet edhe ne kurrize rruge
5. mund te ndeshet edhe ne afersi te vendkalimeve te kembesoreve dhe
bickletave
6. e lejon manovren e parakalimit por pa e kapercyer vijen
pergjigje gabim 1. e ndan rrugen ne dy karrexhata
2. lejon qe te qarkullojme mbi vijen dhe mund dhe ta kapercejme kur jemi te
sigurt qe nuk ka rrezik
3. ne rruget me nje sens levizje vendoset vecanerisht ne pjeset e drejta ku
mendohet se ka qarkullim te dendur
4. e lejon parakalimin edhe duke e kapercyer vijen kur mendon qe nuk ka rrezik
5. mund te kapercehet, por vetem me gomat e krahut te majte (pra jo plotesisht)
pyetesori 3

Vija e bardhe gjatesore e nderprere fig 502, e ndan karrexhaten ne dy


gjysem karrexhata dhe ne dy korsi; mund te kapercehet por eshte e ndaluar te qarkullosh mbi kete
vije; e lejon parakalimin ne kushte sigurie duke e kapercyer vijen perkohesisht (aq sa zgjat
manovra) edhe duke u futur edhe plotesisht me mjet ne korsine e sensit te kundert. Kjo vije ndan
senset e levizjes dhe e lejon ne kushte sigurie kthimin ne te kundert te sensit te levizjes. Referuar fig
502, ne rruget me nje sens levizje per qarkullimin (me sens unik) kjo vije ndan karrexhaten ne dy
korsi (korsia e levizjes dhe korsia e parakalimit). Parakalimi eshte i lejuar, edhe duke e kapercyer
vijen , edhe ne kurrize rrugesh , edhe ne kthese, ndersa kthimi i sensit te levizjes eshte i ndaluar.
Eshte gabim te thuhet qe kjo vije kufizon rrugen kryesore ne afersi te kryqezimeve ose qe ndeshet
vetem ne rruget me sens unik (me nje sens levizje).
Pyetesori 226 Vija e bardhe gjatesore e nderprere si ne fig.502 :
pergjigje te sakta 1. e ndan karrexhaten ne dy korsi levizjeje
2. mund edhe te kapercehet
3. ne karrexhaten me dy sense levizje, ndan korsite e levizjes
4. ne karrexhaten me nje sens levizje, kufizon korsite.
5. ne rastin e parakalimit, lejon perkohesisht kapercimin e vijes dhe hyrjen ne
korsine e sensit te kundert te levizjes
pergjigje gabim 1. ne rruget me nje sens levizje (unik), lejon kthimin e sensit te levizjes
2. lejon qe te qarkullosh siper vijes se nderprere
3. e ndan rrugen ne dy karrexhata
4. percakton kufirin e rruges kryesore ne afersi te nje kryqezimi
5. gjendet vetem ne rruget me nje sens levizje (unik)
6. ne rruget me nje sens levizje, percakton kufirin e majte te karrexhates
pyetesori 4

Sinjalizimi i fig.502 ne nje rruge me nje sens levizje per


qarkullimin. Karrexhata eshte e ndare ne dy korsi.Vija e bardhe e nderprepre ndan (kufizon)
korsite : korsia e krahut te djathta eshte korsia e levizjes dhe korsia e krahut te majte eshte korsi per
parakalime. Mund te parakalohet duke e kapercyer vijen e nderprere, edhe ne kurrize rruge apo ne
kthesa (ne rruge me nje sens unik levizje nuk vijne mjete nga sensi i kundert). Per tu kthyer nga e
majta duhet te pozicionohemi ne korsine e majte. Eshte i ndaluar qarkullimi mbi vijen e bardhe te
nderprere. Eshte i ndaluar kthimi ne te kundert i sensit te levizjes (rruga me nje sens te vetem
levizje qarkullohet vetem ne sensin e levizjes). Eshte gabim te thuhet qe vija e nderprere ndan
senset e levizjes (duke qene rruge me nje sens te vetem, sensi i levizjes eshte vetem nje) apo qe
mund te qarkullohet gjithmone ne rreshta paralele (duhet te jete rruge me denduri te madhe te
qarkullimit)
Pyetesori 227 Ne nje rruge me nje sens levizjeje, me sinjalistiken si ne fig.502 :
pergjigje te sakta 1. mund te parakalojme duke e kapercyer vijen e nderprere
2. mund te parakalojme edhe ne kthese
3. karrexhata eshte e ndare ne dy korsi
4. korsia e majte, si rregull, eshte e rezervuar per parakalimet
5. eshte i lejuar parakalimi ne afersi dhe ne vazhdimesi te kurrizeve te rruges
pergjigje gabim 1. duhet te qarkullohet gjithmone ne rreshta paralele
2. mund te kryhet manovra e ndryshimit te sensit te levizjes
3. vija e mesit ndan dy senset e qarkullimit
4. mund te qarkullohet pa kufizim kohe mbi vijen e nderprere
5. edhe per tu kthyer nga majta duhet te pozicionohemi ne korsine e djathte

Pyetesori 228 Ne nje rruge me dy sense per qarkullimin, me sinjalistiken si ne fig.502 :


pergjigje te sakta 1. mund te kryhet manovra e parakalimit edhe duke u futur teresisht ne korsine
e krahut te majte
2. mund te ndryshohet sensi i levizjes kur e lejojne kushtet e sigurise
3. vija e mesit ndan dy senset e qarkullimit
4. eshte e ndaluar te qarkullosh mbi vijen e bardhe te nderprere
5. edhe kur duam te kthehemi ne te majte, duhet te qendrojme ne gjysem
karrexhaten e djathte
pergjigje gabim 1. mund te parakalohet ne cdo rast, pavaresisht nga kushtet e qarkullimit
2. mund te parakalosh edhe ne kthese, por vetem brenda qytetit
3. jasht qendrave te banuara korsia e krahut te majte eshte e rezervuar vetem
per parakalimet
4. mund te behet nderrimi i sensit te levizjes por, pa e kapercyer vijen ndarese
te nderprere.
pyetesori 5

Sinjalizimi i fig.550, Rruge interurbane me dy sense per qarkullimin


me kater korsi levizje, eshte e formuar nga nje karrexhate dhe kater korsi. Qarkullimi kryhet me dy
sense (sensi i levizjes dhe sensi i kundert i levizjes), ku korsite anesore sherbejne si rregull per
levizjen normale dhe korsite e mesit per parakalimet. Nese trafiku eshte i dendur mund te levizet ne
rreshta paralele. Jane te ndaluara manovrat e levizjes prapa, kthimi majtas dhe ndryshimi i sensit
te levizjes (sepse kemi vije te dyfishte te vazhduar) ndersa eshte i lejuar prakalimi ne kthesa dhe ne
kurrize rruge. Eshte gabim te thuhet qe mund te parakalohet nje mjet qe ka filluar manovren e
parakalimit apo qe mund te parakalohet lireshem si nga e djathta ashtu dhe nga e majta.
Pyetesori 229 Ne nje karrexhate rruge interurbane, si ajo e paraqitur ne fig.550 :
pergjigje te sakta 1. mund te kryhet manovra e parakalimit edhe ne kthese
2. qarkullimi kryhet ne dy senset e levizjes
3. korsite e mesit jane te rezervuara si rregull per parakalime
4. eshte i ndaluar kthimi i sensit te levizjes
pergjigje gabim 1. mund te parakalohet si nga krahu i majte ashtu dhe nga krahu i djathte
2. mund te kryejme parakalimin edhe kur nje mjet ka filluar perpara nesh kete
manover
3. duhet te levizim gjithmone ne rreshta paralele

Sinjalizimi i fig. 562 , Rruge me tre karrexhata dhe tete korsi, eshte
e formuar nga dy karrexhata me nje sens levizje dhe nje karrexhate me dy sense levizje per
qarkullimin dhe me gjithsej tete korsi. Karrexhatat anesore jane me sens unik dhe nese qarkullimi
eshte i ngarkuar dhe i dendur mund te levizet ne rreshta paralele; eshte i ndaluar ndryshimi i sensit
te levizjes, levizja prapa, dhe kthimi nga e majta, ndersa eshte i lejuar parakalimi ne kthese dhe ne
kurrize rruge. Karrexhata e mesit eshte me dy sense per qarkullimin dhe me kater korsi (si ajo e
fig.550)
Pyetesori 230 Rruga e paraqitur ne fig. 562 :
pergjigje te sakta 1. eshte e perbere nga tre karrexhata
2. eshte e formuar nga tete korsi
3. si rregull, karrexhatat anesore jane me nje sens levizje
4. ka nje karrexhate e cila eshte me dy sense levizje per qarkullim
5. e lejon parakalimin edhe ne kthesa
6. e lejon qarkullimin ne rreshta paralele kur trafiku eshte shume i dendur
pergjigje gabim 1. eshte e formuar nga kater karrexhata me nje sens levizje
2. eshte e formuar nga tete karrexhata
3. eshte e formuar nga tre korsi, dy prej te cilave jane me nje sens levizje
4. e lejon ndryshimin e sensit te levizjes
5. e ndalon parakalimin ne kurrize rruge
pyetesori 6

Ne nje karrexhate me dy sense per qarkullimin, vija gjatesore e mesit te karrexhates (e cila
mund te jete e nderprere apo e vazhduar ose mund te jete e dyfishte) ndan senset e levizjes. Kur kjo
vije eshte e nderprere mund te kapercehet per te kryer manovren e parakalimit (ne kushte te
sigurise) ; po te jete e panderprere (e vazhduar) vija e mesit lejon parakalimin, por pa e shkelur
vijen gjatesore.
Pyetesori 231 Ne nje karrexhate me dy sense levizje per qarkullimin, vija gjatesore e mesit te
karrexhates :
pergjigje te sakta 1. mund te jete e nderprere ose e panderprere
2. kur eshte e nderprere, mund te kapercehet per te kryer manovren e
parakalimit
3. mund te jete e dyfishte, me dy vija paralele te vazhduara
4. ndan sensin e levizjes
5. kur eshte e vazhduar (e panderprere) lejon parakalimin, por pa e kapercyer
vijen
pergjigje gabim 1. mund te jete e dyfishte e formuar nga dy vija paralele te nderprera
2. ndan rrugen ne dy karrexhata
3. tregon nje rruge me nje sens levizje (unik) e ndare ne disa korsi
4. kur eshte e vazhduar, mund te kapercehet me dy rrota per parakalimet por
gjithmone me kujdes maksimal

Vijat e bardha anesore te vazhdueshme te kufirit te karrexhates. Tregojne kufijte e


qarkullueshem te karrexhates duke shenuar kufirin e karrexhates ose duke ndare karrexhaten nga
bankina apo nga korsia e rezevuar e emergjences. Mund te kapercehen vetem ne raste emergjence.
Mund te ndeshen edhe ne ato pjese rruge ku eshte ne fuqi ndalimi i qendrimit .
Pyetesori 232 Vijat gjatesore te kufirit te karrexhates :
pergjigje te sakta 1. jane te vazhduara (te panderprera), kur ndajne karrexhaten nga korsia e
emegjences
2. jane te vazhduara (te panderprera), kur ndajne karrexhaten nga bankina
3. jane te vazhduara (te panderprera), kur ndeshen ne ato pjese rruge ku eshte
ne fuqi ndalimi i qendrimit
4. mund te jene te nderprera kur ka hyrje te lejuar anesore me rrugen
pergjigje gabim 1. jane gjithmone me ngjyre te verdhe
2. jane te vazhduara (te panderprera), kur kufizojne karrexhaten me korsite e
shpejtimit dhe te ngadalesimit
3. jane te nderprera, ne autostrada, kur ndajne karrexhaten me korsine e
emergjences

Vijat e bardha anesore te nderprera, percaktojne kufijte e rruges kryesore me nderprerjet e


rrugeve dytesore (shiko fig.654) ; kufizojne vec tjerave korsite e shpejtimit dhe te ngadalesimit (fig.
537), zonat e pushimit (fig. 513) dhe hyrjet para garazheve dhe rrugezave private.
Pyetesori 233 Vijat e bardha anesore te nderprera te rruges :
pergjigje te sakta 1. ndajne karrexhaten nga nje zone pushimi per mjetet
2. ndajne karrexhaten nga nje xhep pushimi ne rruge si ne fig.513
3. ndajne karrexhaten nga nje hyrje garazhi per mjetet
4. percaktojne kufijte e rruges kryesore me nderprerjet e rrugeve dytesore
5. kufizojne korsite e shpejtimit dhe te ngadalesimit
pyetesori 7

pergjigje gabim 1. lejohet te kapercehen vetem ne raste emergjence


2. ndajne dy karrexhata me njera tjetren
3. mund te ndeshen ne ato pjese rruge ku eshte ne fuqi sinjali ndalim pushimi
4. ndajne karrexhaten nga korsia e emergjences
5. ndajne kufirin anesor te karrexhates me bankinen

Vijat e bardha te vazhduara ne kufijte e karrexhates tregojne kufirin e qarkullueshem te


karrexhates duke sinjalizuar dhe bordurat e karrexhates apo duke e ndare nga bankina apo korsia e
rrezervuar per qendrimin e emergjences. Mund te kapercehen vetem ne raste emergjence. Mund te
ndeshen ne ato pjese rruge ku eshte ne fuqi sinjali ndalim pushimi.
Pyetesori 234 Vija e bardhe e vazhduar qe kufizon korsine e emergjences:
pergjigje te sakta 1. mund te kapercehet vetem ne raste te emergjences
2. percakton bordurat e karrexhates
3. eshte vija e kufirit te karrexhates
4. tregon kufirin e qarkullueshem te karrexhates
5. ndan karrexhaten nga korsia e rezervuar per qendrimin emergjences
pergjigje gabim 1. percakton kufirin e rruges kryesore qe nderpritet me nje rruge dytesore
2. ndan karrexhaten nga nje zone pushimi per mjetet
3. mund te kapercehet ne cdo rast kur qarkullimi eshte i dendur ne ate segment
rrugor
4. kufizon edhe korsine e ngadalesimit

Vija e bardhe terthore e vazhduar (fig. 563) detyron qe te tregojme


kujdes te vecante sepse kemi pranine e nje kryqezimi; mund te jete i kompletuar me shkrimin ne
siperfaqen e rruges te fjales Stop. Vija terthore e vazhduar paraqet vendin para te cilit duhet te
ndalojme per shkak te sinjalizimeve te ndalimit (semafor me drite te kuqe, polic trafiku, apo sinjali
vertikal Stop). Eshte gabim te thuhet qe kjo vije mund te shoqeroje sinjalin Jep perparesi
fig.40 apo qe kjo vije nuk lejohet te kapercehet asnjehere.
Pyetesori 235 Vija e bardhe terthore e vazhduar (fig.563) :
pergjigje te sakta 1. tregon vendin para te cilit drejtuesit e mjeteve duhet te ndalojne per shkak te
sinjalizimeve te ndalimit
2. mund te ndeshen ne nje kryqezim te rregulluar me impiant semaforik
3. mund te plotesohet me shkrimin Stop mbi siperfaqen e rruges
4. na detyron te tregojme kujdes te vecante per shkak se jemi para nje
kryqezimi
pergjigje gabim 1. mund te shoqeroje sinjalin Jep Perparesi
2. tregojne nje vendkalim per kembesore
3. mund te tregoje nje vendkalim per bicikletat
4. ndalohet qe te kapercehet edhe kur semafori eshte me drite jeshile
5. tregon fillimin e ndalimit te pushimit
pyetesori 8

Pyetesori 236 Vija e bardhe terthore e vazhduar mbi siperfaqen e rruges tregon :
pergjigje te sakta 1. vendin para te cilit drejtuesit e mjetit duhet te ndalojne per shkak te
sinjalizimeve te ndalimit
2. vendin para te cilit duhet te ndalojme ne nje kryqezim te rregulluar me
semafor kur drita e kuqe eshte e ndezur
3. vendin para te cilit duhet te ndalojme ne nje kryqezim nese polici rrugor e
sinjalizon
4. vendin ku duhet te ndalojme per tu dhene perparesi kembesoreve kur
semafori eshte me drite te kuqe
5. vendin e ndalimit nese shkruhet mbi rruge Stop ne pranine e sinjalit vertikal
Stop
pergjigje gabim 1. vendin ku duhet te qendrojme gjithmone sepse vazhdimi i levizjes eshte i
ndaluar
2. vendin ku ne cdo rast duhet te ndalojme para nje kalimi ne nivel
3. qe jemi ne afersi te nje kryqezimi te rregulluar me sinjalin Jep perparesi
4. vendin ku duhet te ndalojme, edhe kur semafori eshte me drite jeshile

Shkrimi Stop mbi rruge, kompleton vijen terthore te vazhduar te


ndalimit dhe eshte gjithmone e shoqeruar me sinjalin vertikal Ndal dhe jep perparesi (Stop , fig.
41) qe pershkruan te ndalosh dhe te japesh perparesi para se te futesh ne zonen e kryqezimit. Nese
eshte vendosur ne nje kryqezim te rregulluar me semafor, nuk te detyron te ndalosh kur semafori
eshte me drite te verdhe te ndezur. Eshte gabim te thuhet qe sinjalizimi horizontal me shkrimin
stop tregon qe duhet te ulim shpejtesine dhe te ndalojme vetem nese duhet ti japim perparesi
kembesoreve apo mjeteve ne kryqezim.
Pyetsori 237 Shkrimi STOP mbi rruge si ne fig. 519:
pergjigje te sakta 1. ploteson vijen terthore te ndalimit
2. bashkeshoqeron sinjalin vertikal Ndal dhe jep perparesi
3. duhet te shoqerohet me sinjalin vertikal qe te detyron te ndalosh para se te
futesh ne zonen e kryqezimit
4. kur semafori eshte me drite jeshile te ndezur nuk te detyron qe te ndalosh
para kryqezimit
pergjigje gabim 1. udhezon qe te ulim shpejtesine dhe te ndalojme vetem po te kete mjete ne
kryqezim
2. pershkruan detyrimin qe te japim perparesi vetem per mjetet qe vijne nga e
djathta
3. detyron per te ndaluar vetem per tu dhene perparesi kembesoreve
4. per mjetet qe duan te kthehen nga e djathta, tregon qe duhet vetem te ulin
shpejtesine dhe te futen me kujdes ne kryqezim
pyetesori 9

Shigjetat e bardha te drejtimit mbi rruge, perdoren ne rruget me disa korsi per te lejuar
parazgjedhjen dhe hyrjen e mjeteve ne kryqezim. Shigjetat shenohen ne cdo korsi, me ngjyre te
bardhe, duke lejuar qe drejtuesit e mjeteve te vendosen ne ate korsi ku sipas shigjetave te mund te
zgjedhin drejtimin e deshiruar. Ato lejojne te dallosh dhe te zgjedhesh korsine per drejtimin qe do te
marresh ne rastet kur vijat ndarese te korsive jane te nderprera, nderkohe qe te detyrojne te ndjekesh
drejtimin e treguar nese vijat ndarese te korsive jane te vazhduara.
Pyetesori 238 Shigjetat drejtuese te shenuara mbi karrexhate (fig. 547, 548) :
pergjigje te sakta 1. jane te shkruara ne cdo korsi perpara kryqezimit, ne rruget me disa korsi
2. i tregon drejtuesve te mjeteve qe te vendosen ne korsi sipas drejtimit te
shigjetave per te zgjedhur drejtimin e deshiruar
3. lejojne qe te zgjedhesh korsine e deshiruar kur vijat gjatesore ndarese te
korsive jane te nderprera
4. lejojne parazgjedhjen e korsise kur vijat ndarese te korsive jane te nderprera
5. mund te shoqerohen edhe me shkrimin ne toke te emrit te qendres
administrative qe arrihet duke ndjekur drejtimin e shigjetes
6. tregojne (orientojne) drejtimet e lejuara
pergjigje gabim 1. detyrojne te ndjekesh drejtimin e shigjetes edhe kur korsite ndahen me vija
gjatesore te nderprera
2. jane me ngjyre jeshile kur shkruhen ne autostrada
3. jane me ngjyre te verdhe me te zeze per ato pjese rruge qe tregojne ndalimin
e pushimit
4. jane me ngjyre blu per te te drejtuar ne nje parking per mjetet
5. lejojne parazgjedhjen e korsise kur vijat ndarese te korsive jane te vazhduara

Vija gjatesore e dyfishte e vazhduar dhe e nderprere (fig. 567). Vija e


vazhduar e mesit ne drejtimin e levizjes se mjetit tregon qe akoma nuk ka kaluar gjendja e rrezikut
(ndeshet ne kurrize rruge ne pjesen ngjitese, para kthesave, para kryqezimeve, para kalimit ne nivel)
pra ajo vije nuk duhet te kapercehet per te kryer manovrat : e ndryshimit te sensit te levizjes,
kthimin e drejtimit majtas, levizjen mbrapa, nderkohe qe parakalimi eshte i lejuar vetem ne ato raste
kur kryhet pa e kapercyer vijen. Ndeshet ne rruget me dy sense levizjeje.
Pyetesori 239 Per mjetin qe po leviz ne rruge sipas drejtimit te treguar nga shigjeta, sinjalizimi
horizontal i paraqitur ne fig.567 :
pergjigje te sakta 1. mund te ndeshet para nje kthese
2. mund te ndeshet para nje pjese ngjitese (te perpjete) te nje kurrizi rrugor
3. mund te ndeshet para nje kryqezimi
4. ndalohet qe te kapercehet nga mjeti
pergjigje gabim 1. gjendet si rregull ne rruget me nje sens levizjeje
2. ndeshet pas nje kurrizi rruge ne pjesen zbritese te saj
3. ndeshet si rregull menjehere pas nje kalimi ne nivel
4. lejon ndryshimin e sensit te levizjes
5. lejon kryerjen e manovres se parakalimit duke e kapercyer vijen gjatesore
pyetesori 10

Vija gjatesore e dyfishte e nderprere dhe e vazhduar. Vija e nderprere


nga ana e mjetit do te thote qe ai e ka kaluar rrezikun (ne pjesen zbritese te nje kurrizi rruge
(tatepjete), pas nje kthese, pas nje kryqezimi, pas nje kalimi ne nivel) dhe keshtu mund te kryeje
ndryshimin e sensit te levizjes, manovren e levizjes mbrapa, kthimin nga e majta dhe parakalimin,
edhe duke prekur vijen e vazhduar (eshte e lejuar te kalosh mbi te dyja vijat) gjithmone ne kushtet e
sigurise se plote. Perdoret mbi rruget me dy sense levizjeje per qarkullimin. Eshte e gabuar te
thuash se eshte i lejuar kalimi i vijave dhe nga mjetet qe vijne nga sensi tjeter.
Pyetesori 240 Ne lidhje me mjetin qe leviz sipas drejtimit te shigjetes, sinjalistika e paraqitur
ne fig. 566 :
pergjigje te sakta 1 mund te perdoret menjehere pas nje kthese
2 lejon mjetin te kryeje manovren e parakalimit edhe duke i kapercyer te dyja
vijat
3 mund te gjendet menjehere pas nje kalimi ne nivel
pergjigje gabim 1 lejon kalimin e vijave dhe nga mjetet qe vijne nga sensi tjeter
2 si rregull, gjendet mbi rruge me nje sens levizjeje per qarkullim
3 mund te gjendet ne nje pjese ne ngjitje te nje kurrizi rruge
4 perdoret para nje kryqezimi
5 mund te gjendet para hyrjes ne nje kthese

Ishulli i trafikut (fig.595) Ishulli i trafikut eshte nje zone e kufizuar me vija
te bardha te pjerreta ku eshte i ndaluar kalimi dhe qendrimi i mjeteve; per kete: mjeti A duhet te
vazhdoje drejt ; mjeti B duhet te kthehet nga e djathta; mjeti C duhet te kthehet nga e djathta, asnje
mjet nuk mund te kthehet nga e majta.
Pyetesori 241 Sipas sinjalistikes horizontale te paraqitur ne fig.595 :
pergjigje te sakta 1. mjeti C duhet te kthehet nga e djathta
2. mjeti B duhet te kthehet nga e djathta
3. mjeti A duhet te shkoje drejt
pergjigje gabim 1 mjeti C duhet te shkoje drejt duke i dhene perparesi mjetit B
2 mjeti B mund te ktheje nga e majta duke i dhene perparesi mjetit A
3 mjeti A mund te ktheje nga e majta duke i dhene perparesi mjetit C
pyetesori 11

Vijezime te drejtimit mbi nderprerje (fig.596). Vijezimet e drejtimit


duke qene te perbera nga vija te bardha te shkeputura, mund te jene te kapercyeshme nga mjetet; per
kete: mjeti A mund te vazhdoje drejt ose nga e majta, mjeti B mund te kthehet nga e djathta ose nga
e majta, mjeti C mund te vazhdoje drejt ose djathtas.
Pyetesori 242 Sipas sinjalistikes horizontale te paraqitur ne fig.596 :
pergjigje te sakta 1. mjeti C mund te vazhdoje drejt duke i dhene perparesi mjetit B
2. mjeti B mund te ktheje nga e majta duke i dhene perparesi mjetit A
3. mjeti A mund te ktheje nga e majta duke i djhene perparesi mjetit C
pergjigje gabim 1. mjeti C duhet te kthehet vetem djathtas
2. mjeti B duhet te kthehet vetem djathtas
3. mjeti A duhet te vazhdoje vetem drejt

Korsite e kanalizimit (fig. 574) Ne mungese te shigjetave drejtuese te treja


korsite lejojne te vazhdosh drejt. Korsia e majte lejon dhe te kthehesh nga e majta ; korsia e djathte
lejon dhe te kthehesh nga e djathta ; korsia qendrore lejon vetem te vazhdosh drejt. Eshte e lejuar te
ndryshosh korsi kur vijat jane akoma te nderprera. Eshte e gabuar te thuash qe te tre korsite lejojne
te kthesh drejtimin e levizjes.
Pyetesori 243 Me sinjalistiken horizontale ne figuren 574 :
pergjigje te sakta 1. te tre korsite i lejojne gjithe mjetet te vazhdojne drejt
2. korsia e majte lejon te vazhdosh drejt ose te kthehesh majtas
3. korsia e mesit lejon vetem te vazhdosh drejt
4. korsia e djathte lejon te vazhdosh drejt ose te kthehesh djathtas
5. eshte e mundur te ndryshosh korsi ne pjesen e rruges ku vijat e korsise jane te
nderprera

pergjigje gabim 1. te tre korsite i lejojne te gjithe te vazhdojne drejt ose te kthehen
2. korsia e majte lejon vetem te kthehesh nga e majta
3. korsia e mesit lejon te vazhdosh nga e djathta dhe nga e majta
4. korsia e djathte lejon vetem te kthehesh nga e djathta
5. eshte e mundur te ndryshosh korsi edhe nese duhet kapercyer vija e vazhduar
pyetesori 12

Sinjalizimi i fig 564. Korsite e kanalizimit. Jane te vendosura mbi rruge


me nje drejtim te vetem te qarkullimit (ne fakt vija terthore perfshin gjithe gjeresine e karrexhates)
dhe shigjetat tregojne drejtimet e mundshme. Korsia A lejon te vazhdohet vetem nga e majta, korsia
B lejon te vazhdohet nga e djathta ose nga e majta, korsia C lejon vetem te vazhdosh nga e djathta.
Asnje nga tre korsite nuk lejon te vazhdohet drejt; jo te gjitha korsite lejojne, pavaresisht, te
kthehesh nga e djathta ose nga e majta (eshte e lejuar vetem mbi korsine B). Eshte e lejuar te
ndryshosh korsi kur vijat jane akoma te nderprera.
Pyetesori 244 Me sinjalistiken horizontale te treguar ne fig.564 :
pergjigje te sakta 1. korsite A, B dhe C nuk lejojne te vazhdosh drejt
2. korsia A lejon vetem te kthehesh nga e majta
3. eshte e lejuar te ndryshosh korsi ne pjesen e rruges ku vijat e korsise jane te
nderprera
pergjigje gabim 1. rruga eshte e pershkueshme ne te dy senset e levizjes
2. korsite A, B dhe C i lejojne te gjitha mjetet te kthejne nga e majta ose nga e
djathta ose te vazhdojne drejt
3. korsia B ndalon kthimin nga e majta ose nga e djathta, dhe lejon te vazhdosh
vetem drejt

Korsia e kanalizimit (fig. 565). Jane te vendosura mbi rruge me dy sense


per qarkullimin (ne fakt vija e terthorte ze gjysmen e karrexhates) dhe shigjetat tregojne drejtimet e
mundshme. Te tre korsite se bashku ne kompleks lejojne te vazhdohet drejt dhe te kthehesh nga e
djathta dhe nga e majta, duke mbetur e pandryshuar qe korsia A lejon vetem te vazhdohet nga e
majta, korsia B lejon te vazhdohet drejt ose nga e majta, korsia C lejon te vazhdohet drejt ose nga e
djathta. Eshte e lejuar te ndryshosh korsi kur vijat jane akoma te nderprera.
Pyetesori 245 Me sinjalistiken horizontale te treguar ne fig 565 :
pergjigje te sakta 1. te tre korsite lejojne ne kompleks te vazhdohet drejt dhe te kthehesh nga e djathta
dhe nga e majta
2. korsia A lejon vetem kthimin nga e majta
3. korsia B lejon te vazhdosh drejt dhe te kthehesh nga e majta
4. vetem korsia C lejon te kryhet kthesa nga e djathta
5. jemi ne nje rruge me dy sense per qarkullim
pergjigje gabim 1. korsite A,B,dhe C lejojne te gjitha te vazhdohet drejt
2. vetem korsia A lejon te kryhet kthesa nga e majta
3. korsia B lejon vetem te vazhdohet drejt
4. korsia C lejon vetem kthimin nga e djathta
5. jemi ne nje karrexhate me nje sens levizjeje
pyetesori 13

Vijat e bardha te pjerreta mbi rruge (Ishulli i trafikut). Kane te bejne


me vizatimin e karrexhates me vija te bardha te pjerreta dhe tregojne zona te karrexhates te
perjashtuara nga kalimi dhe qendrimi i mjeteve, keshtu, pjese te rruges mbi te cilat nuk mund te
kalohet (shih fig.595).
Pyetsori 246 Vijat e bardha shirita-shirita, mbi rruge (ishulli i trafikut ) fig.595 :
pergjigje te sakta 1. tregojne zona te karrexhates ku nuk lejohet kalimi dhe qendrimi i mjeteve
2. kane te bejne me vizatimin e karrexhates me vija te bardha te pjerreta
3. tregojne pjese te rruges mbi te cilat ndalohet kalimi dhe qendrimi i mjeteve
pergjigje gabim 1. jane nje vizatim i karrexhates me vija bojeqielli terthore per rastin kur lejohet
pushimi i mjeteve
2. mund te dallojne zona te caktuara per qendrimin e mjeteve
3. nese jane te pjerreta tregojne zona te karrexhates ku kalimi mbi to duhet te behet
me shpejtesi te ulet.

Figura 517 Vijezimi me vija paralele ne drejtim te qarkullimit. Gjendet ne


korrespondence te kalimeve anesore (sherben per te kufizuar zone per kalimin e kembesoreve);
tregon nje vendkalim kembesoresh te drejtuar (urban ose interurban), ne te cilin kembesoret qe kane
zene karrexhaten kane perparesi (duhet ulur shpejtesia dhe i duhet dhene perparesi kembesoreve).
Mund te jete plotesuar me sinjalistiken vertikale perkatese (fig.218) dhe per te permiresuar
shikueshmerine mund te paraprihet nga e djathta nga nje vije e verdhe zig-zag, mbi te cilen eshte i
ndaluar qendrimi. Eshte e gabuar te thuash se tregon nje zone kembesoresh.ose nje ishull per
kembesoret, nje zone e perjashtuar nga kalimi i kembesoreve dhe i ciklisteve ose pika ne te cilen
drejtuesit e mjeteve duhet te ndalojne per efekt te nje sinjalizimi te ndalimit (kjo eshte vija e
terthorte e fig.563).
Pyetesori 247 Vijezimi me vija paralele ne drejtim te qarkullimit (fig.517) mund te tregoje :
pergjigje te sakta 1. vendkalim kembesor urban
2. nje vendkalim kembesor interurban
3. vendkalim kembesor te orientuar
4. vendkalim per kembesoret
5. nje kalim ne te cilin kembesoret qe kane zene karrexhaten kane perparesi
pergjigje gabim 1. vendi ne te cilin drejtuesit e mjeteve duhet te ndalojne per efekt te nje sinjalizimi te
ndalimit
2. vendkalim per cikliste
3. nje kalim bicikletash
4. kalim bicikletash i orientuar
pyetesori 14

Vijezimi me vija paralele ne drejtim te qarkullimit.


Pyetesori 248 Sinjalizimi i paraqitur ne fig. 517:
pergjigje te sakta 1. gjendet ne nje kalim per kembesore
2. sherben per te kufizuar zonen per kalimin e kembesoreve
3. mund te jete i shoqeruar edhe me sinjalin vertikal perkates
4. detyron drejtuesit e mjeteve te ulin shpejtesine dhe ti japin perparesi
kembesoreve qe kalojne mbi vija
5. mund te paraprihet nga e djathta me nje vije te verdhe zigzake, per te permiresuar
shikueshmerine
6. mund te paraprihet nga e djathta me nje vije te verdhe zigzake, mbi te cilen eshte i
ndaluar qendrimi
pergjigje gabim 1. eshte nje ishull trafiku i mbrojtur kembesoresh
2. eshte nje zone e vijezuar ku ndalohet qarkullimi i mjeteve
3. tregon nje zone te rezervuar vetem per kembesoret
4. sherben per te kufizuar zonat ku ndalohet qarkullimi i mjeteve
5. tregon nje kalim per bicikleta

Figura nr. 518 Vijezimi me vija paralele ne drejtimin e qarkullimit.


Gjendet ne korrespondence te kalimeve per kembesore (sherben per te kufizuar zonen per kalimin e
kembesoreve), tregon nje kalim kembesoresh te pjerret (urban ose interurban), ne te cilin
kembesoret qe kane zene karrexhaten kane perparesi (duhet ulur shpejtesia dhe ti jepet perparesi
kembesoreve). Eshte e gabuar te thuash se tregon nje kalim per bicikleta (fig.521) ose vendin ne
te cilin drejtuesit duhet te ndalojne per efekt te nje sinjalizimi per ndalim (kjo eshte vija terthore e
ndalimit fig.563).
Pyetesori 249 Vijezimi me vija paralele ne drejtim te qarkullimit (fig.518) mund te tregoje :
pergjigje te sakta 1. kalim kembesor urban
2. kalim kembesor interurban
3. kalim kembesor i pjerret
4. kalim per kembesore
5. nje kalim ne te cilin kembesoret qe kane zene kalimin kane perparesi
pergjigje gabim 1. vend ne te cilin drejtuesit e mjeteve duhet te ndalin per efekt te nje sinjali te
ndalimit
2. kalim per cikliste
3. kalim per bicikleta
4. kalim per bicikleta i pjerret
pyetesori 15

Dy vija paralele te bardha te nderprera te terthorta tregojne (fig.520)


Nje kalim per bicikleta te drejtuar (urban ose interurban), ne te cilin ciklistet qe kane zene
karrexhaten kane perparesi. Detyron drejtuesit e mjeteve ti japin perparesi ciklisteve qe kane filluar
kalimin; kufizojne nje zone ne te cilen ciklistet kane perparesi ndaj mjeteve ne mungese te
semaforit ose policit. Mund te jene kompletuar me sinjalistike vertikale (fig.236), qe tregojne nje
kalim kembesoresh (fig.517) ose nje zone te ndaluar per kalimin e kembesoreve (nese duan
kembesoret mund te kapercejne vijat).
Pyetesori 250 Dy vija paralele te bardha te nderprera te vendosure neper karrexhate si ne
(fig.520) tregojne:
pergjigje te sakta 1. nje kalim per bicikleta
2. nje kalim ne te cilin ciklistet qe kane zene karrexhaten kane perparesi
3. nje kalim per bicikleta te orientuar
4. kalim per bicikliste
pergjigje gabim 1. kalim kembesor urban i rregulluar nga polici ose semafori
2. kalim kembesor i orientuar
3. vendkalim per kembesore
4. nje kalim per kembesore ose cikliste

Dy vija paralele te bardha te nderprera te terthorta.


Pyetesori 251 Sinjalistika horizontale e figures nr. 520 :
pergjigje te sakta 1. detyron drejtuesit e mjeteve ti japin perparesi biciklisteve qe kane filluar kalimin
2. kufizon nje vendkalim bicikletash
3. kufizon nje zone ne te cilen ciklistet kane perparesi ndaj automjeteve ne mungese
te semaforit ose policit
4. mund te jete plotesuar me sinjalistike vertikale
pergjigje gabim 1. gjendet ne rruge interurbane vetem ne prani te nderprerjeve te rruges te
rregulluara nga semafori
2. sherben per te kufizuar nje zone te ndaluar per kalimin e kembesoreve
3. tregon nje vendkalim kembesor ne nje qender te banuar
4. gjendet vetem ne rruget urbane
pyetesori 16

Vijat drejtuese ne kryqezime , fig. 543. Jane vija te bardha te


nderprera me hark qe sherbejne per te kryer me korrektese kthimin nga e majta duke shmangur
mundesine qe te futemi korsine e sensit te kundert gjate ktheses majtas. Ne kthimin nga e majta
duhet te leme ne te djathte qendren e krryqezimit dhe ne te majte vijat e nderprera drejtuese ( ata qe
kthehen djathtas duhet te lene ne te majte vijat e nderprera drejtuese). Duke qene vija te nderprera ,
kushdo qe vazhdon drejt mund ti kaperceje.
Pyetesori 252 Vijat drejtuese ne kryqezim (fig. 543) :
pergjigje te sakta 1. jane vija te nderprera ne forme harku me ngjyre te bardhe
2. vendosen aty ky kthimi nga e majta, si rregull, kryhet duke lene qendren e
kryqezimit ne te djathte
3. per tu kthyer majtas, duhet ti leme ne te majten tone
4. lejojne te kryhet kthimi nga e majta, pa u futur ne sensin e kundert te levizjes
pergjigje gabim 1. per tu kthyer djathtas duhet ti leme ne te djathten tone
2. ndalohet te kapercehen nga mjetet qe vazhdojne drejt ne kryqezim

Dy vija paralele te bardha te nderprera terthore tregojne (fig. 521) nje kalim
bicikletash terthor (urban ose interurban), ne te cilin ciklistet qe kane zene karrexhaten kane
perparesi. Detyron drejtuesit e mjeteve ti japin perparesi ciklisteve qe kane filluar kalimin. Eshte e
gabuar te thuash se tregon nje kalim kembesoresh (fig.518).
Pyetesori 253 Dy vija paralele te bardha te nderprera qe kalojne karrexhaten tregojne (fig.521)
pergjigje te sakta 1. nje kalim bicikletash
2. nje kalim ne te cilin biciklistet qe kane zene karrexhaten kane perparesi
3. kalim bicikletash i pjerret
4. kalim per bicikliste
pergjigje gabim 1. kalim kembesor urban i rregulluar nga polici ose semafori
2. kalim kembesor i pjerret
3. kalim per kembesor
4. nje kalim per kembesore ose cikliste
pyetesori 17

Simboli i kalimit ne nivel mbi asfalt (P dhe L) fig.531. Eshte vizatuar mbi korsite e
afrimit te kalimeve ne nivel (me barriera, pa barriera dhe me gjysembarriera); sherben per te
terhequr vemendjen e drejtuesve te mjeteve mbi afersine e nje kalimi ne nivel (dhe jo te nje
kryqezimi); fton drejtuesit te tregojne shume kujdes qe te evitojne aksidentet. Ndalon zhvendosjen
ne anen e majte te karrexhates, duke iu afruar kalimit ne nivel (persa i perket vijes, menjehere ne te
majten tone eshte e vazhduar). Eshte e gabuar te thuash se paralajmeron per 150 metra nje kalim
ne nivel (gjendet ne fakt shume afer kalimit ne nivel).
Pyetesori 254 Sinjalistika horizontale paraqitur ne fig.531 :
pergjigje te sakta 1. eshte vizatuar mbi korsite e afrimit te kalimeve ne nivel
2. sherben per te terhequr vemendjen e drejtuesve te mjeteve per afersine e nje
kalimi ne nivel
3. fton drejtuesit e mejeteve te tregojne shume kujdes per te shmangur aksidentet
4. duke iu afruar kalimit ne nivel, ndalon te zhvendosesh ne anen e majte te
karrexhates
pergjigje gabim 1. sherben per te treguar qe per 150 metra eshte nje kalim ne nivel
2. dallon vetem kalimet nivel pa barriera
3. paralajmeron nje kryqezim rrugesh

Shigjetat e kthimit (fig.542) Mund te gjenden mbi rruge me dy sense per


qarkullimin dhe na detyrojne te hyjme ne korsine e djathte sepse me pas vija e nderprere behet e
vazhduar dhe nuk eshte me i lejuar parakalimi mbi korsine e majte. Eshte e gabuar te thuash se
mund te jene me shigjeta te kombinuara, te kompletuara me pershkrime qe tregojne lokalitetet ku
mund te shkohet, ose qe na lejojne te zgjedhim korsine e perzgjedhjes (ne fakt nuk jane shigjeta te
drejtimit te vendosura para nje kryqezimi).
Pyetsori 255 Shigjetat e kthimit (fig.542) :
pergjigje te sakta 1. mund te jene te vendosura ne afersi te vijes se vazhduar
2. na detyrojne te vendosemi mbi korsine e treguar nga shigjetat
3. jane te vendosura ne perfundim te nje pjese te rruges ku eshte i lejuar parakalimi
4. mund te jene te vendosura mbi karrexhata me dy sense per qarkullim
pergjigje gabim 1. perdoren ne korsite e kanalizimit para kryqezimeve per te mundesuar zgjedhjen e
korsise sipas drejtimit te deshiruar
2. mund te jene me shigjeta te kombinuara drejt-djathtas
3. jane te plotesuara me pershkrime mbi asfalt qe tregojne lokalitetet ku mund te
shkohet
4. jane me ngjyre jeshile ne sinjalistiken e autostradave
pyetesori 18

Vija te kufizimit (fig.546) Tregon nje zone per ndalimin e autobuseve


dhe filobuseve ne sherbimin publik (nuk i intereson vetem autobuseve dhe nuk kufizon hapesiren e
rezervuar per pushimin e autobuseve dhe filobuseve). Sherben per autobuset, ne pjeset me vija zig-
zag, per te qendruar dhe per tu rinisur. Lejon kalimin dhe qendrimin ne zonen e kufizuar (te
autobuseve dhe filobuseve, por dhe te mjeteve te tjera si autovetura dhe kamion ); ndalon pushimin
dhe ne pjeset me vije te verdhe zig-zag. Sinjalistika mund te mungoje, ne kete rast qendrimi eshte i
ndaluar 15 metra para dhe 15 metra pas te tabeles per ndalimin e autobusit (fig.219,256). Eshte e
gabuar te thuash se mund te jete e realizuar dhe me vije te vazhduar ose qe ndalon qendrimin me
15 metra para dhe 15 metra pas kufirit te tij.
Pyetesori 256 Sinjalistika horizontale e fig.546 :
pergjigje te sakta 1. tregon nje zone per ndalimin e autobuseve ne shebimin publik
2. kufizon hapesiren per ndalimin e filobuseve
3. sherben per autobuset,ne pjeset me vija zig-zag, per qendrimin dhe rinisjen
4. lejon kalimin e autoveturave ne zonen e kufizuar
5. ndalon qendrimin dhe ne pjeset me vija te verdha zig-zag
6. mund te mungoje: ne kete rast qendrimi eshte i ndaluar nga 15 metra para dhe 15
metra pas tabeles se qendrimit te autobusit
pergjigje gabim 1. kufizon hapesiren e rezervuar per pushimin e filobuseve
2. kufizon zonen ku eshte i ndaluar kalimi i autoveturave
3. ndalon qendrimin me 15 metra para dhe 15 metra pas kufizimit te tij
4. ndalon kalimin e kamioneve ne zonen e kufizuar
5. mundet dhe te jete realizuar me vije gjatesore te dyfishte te vazhduar
6. tregon nje zone rezervuar per pushimin e autobuseve ne sherbimin publik

Vija te kufizimit(fig.546)
Pyetesori 257 Vija e verdhe ne forme zigzage ne figuren 546 :
pergjigje te sakta 1. ndalon pushimin e mjeteve
2. kufizon zonen qe i nevojitet autobusit qe do ndaloje, per tu vendosur
ne krahune djathte
3. i lejon autobusit manovren e rihyrjes ne qarkullim
4. i lejon autoveturave qendrimin por jo pushimin
pergjigje gabim 1. ndalon kalimin e mjeteve
2. lejon pushimin e automjeteve me peshe nen 3,5 ton
3. lejon qendrimin paralelisht me vijat zigzage
4. kufizon ne parking hapesirat per qendrimin e mjeteve
5. ju intereson vetem drejtuesve te autobuseve
pyetesori 19

Pershkrime dhe simbole mbi asfaltin e rruges. Jane ato qe perdoren per te
drejtuar ose rregulluar trafikun ose qe jane pikerisht per te kompletuar te dhenat e shigjetave
drejtuese : STOP per te plotesuar sinjalin vertikal te ndalimit dhe dhenies perparesi (fig.41) ; P dhe
L me kryqin e Shen Andreas te vizatuar, per te sinjalizuar gjithe tipet e kalimeve ne nivel (fig.531);
BUS, me ngjyre te verdhe, ne zonat e rezervuara per ndalimin e autobuseve ne sherbimin publik
(fig.546) ;TAXI, me ngjyre te verdhe, per te treguar zonat e rezervuara per parkimin e
taksive(fig.272).
Pyetesori 258 Jane pershkrime rregulluese qe mund te gjenden ne asfaltin e rruges :
pergjigje te sakta 1. BUS, me ngjyre te verdhe, ne zonat e rezervuara per ndalimin e
autobuseve ne sherbimin publik
2. TAXI, me ngjyre te verdhe, per te treguar zona te rezervuara per
parkimin e taksive
3. STOP, per te plotesuar sinjalin vertikal te ndalimit dhe te japesh
perparesi
4. P dhe L me kryqin e Shen Andreas per te treguar kalimet ne nivel me
barriera
5. P dhe L me kryqin e Shen Andreas per te treguar kalimet ne nivel pa
barriera
6. ato qe perdoren per te drejtuar ose rregulluar trafikun
7. ato qe perdoren per te kompletuar te dhenat e shigjetave drejtuese
pergjigje gabim 1. STOP, per te plotesuar vetem sinjalin vertikal per te dhene
perparesi
2. FUND, per te treguar fundin e nje gare ciklistike
3. ato qe perdoren per treguar nje stacion te ardhshem
sherbimi
4. ato qe perdoren per te treguar nje distributor karburanti te
ardhshem
5. ato te inkurajimit te ciklisteve
6. TAXI, me ngjyre te bardhe ne parkimet per taksi
7. ato qe vendosen per te treguar distancen nga pika e
mberritjes te nje gara ciklistike ose vrapimi
8. ato per lojrat e femijeve, ne afersi te parqeve publike

Shenjat e verdhe me te zeze (fig.670). Jane te vendosura pergjate


bordures vertikale te trotuarit dhe tregojne pjese te rruges gjate te cilave qendrimi dhe parkimi jane
te ndaluara (lejohet vetem ndalimi); tregojne shtrirjen (dmth gjatesine) e ndalimit te qendrimit;
tregojne qe nuk mund ta lesh mjetin gjate pjeses se rruges qe eshte shenuar keshtu. Eshte e gabuar
te thuash se tregojne nje pengese ne ane te karrexhates (pengesat, si trotuare, mure, shtylla,
etj.evidentohen me vija te pjerreta te alternuara bardhe e zi).
Pyetesori 259 Bordura vertikale e trotuarit e lyer me segmente te alternuara te verdha e te
zeza (fig.670) tregon:
pergjigje te sakta 1. qe eshte i ndaluar qendrimi i mjeteve
2. qe eshte i ndaluar parkimi i mjeteve
3. qe ndalohet te lesh mjetin gjate pjeses se shenuar
pyetesori 20

4. zgjatjen ne distance te efektit te ndalimit te qendrimit te mjeteve


5. qe ndalohet te qendrosh gjate kesaj pjese rruge
pergjigje gabim 1. se qendrimi i mjeteve eshte i rregulluar me parkimeter (me orar)
2. detyron te deklarosh orarin e parkimit nese do parkosh mjetin
3. nje pengese per tu vene ne dukje
4. nje rruge me te drejten e perparesise
5. qe lejohet qendrimi
6. qe lejohet pushimi i mjeteve nen 3.5t

Shenjat e verdhe me te zeze (fig.670)....


Pyetsori 260 Shenjat verdhe me te zeze paraqitur ne fig 670 :
pergjigje te sakta 1. tregojne ndalimin e qendrimit
2. jane vendosur gjate bordures vertikale te trotuarit
3. tregojne pjese te rruges gjate te cilave qendrimi eshte i ndaluar
pergjigje gabim 1. tregojne vend qendrimi te rezervuar per mjetet ne sherbimin publik
2. sinjalizojne nje pengese ne ane te karrexhates
3. paralajmeron kembesoret te bejne kujdes
4. tregojne qe lejohet qendrimi

Shenjat me vija te pjerreta bardhe e zi te alternuara mund te tregojne Pengesa te vendosura


prane ose brenda karrexhates; nje pike kritike te rruges si bordura e nje trotuari, mure ose shtylla.
Pyetsori 261 Shenjat me vija te pjerreta bardhe e zi te alternuara, vendosur mbi siperfaqe
vertikale, mund te tregojne :
pergjigje te sakta 1. nje pengese brenda karrexhates
2. pengesa prane karrexhates
3. nje pike kritike te rruges
4. borduren e nje trotuari
pergjigje gabim 1. nje pjese, pergjate trotuarit, ne te cilen eshte i ndaluar qendrimi
2. nje kantier ne pune ne afersi te rruges
3. nje ngarkese te zbuluar ne pjesen e pasme te mjetit
4. barrierat e nje kalimi ne nivel
5. nje pengese rrugore ne prani te nje kantjeri rrugor

You might also like