You are on page 1of 6

Leonik Tomeo, (Qender Komunitare)

Klasa: Xb
Lenda: Trashgimi Kulturore

Punoi: Xhulia Doko


1. Kalaja e Shkodrës

2. Kalaja e Elbasanit

3. Kalaja e Beratit
Krenare ngrihet mbi Bunën e gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur asht qitë guri i parë në themelet e
kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mange. Nji gja dihet
mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e mandej ardianët, që ishin fise të forta ilire.

N'atë kohë tanë bregu i këtejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme jase Triestën e ditëve tona, ish breg ilir. Ma vo në,
u derdhën këndej romakët, tevona sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj tjerë të huej. Gjatë shekujve ata krepat e
thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagë me përrej gjaku t'atyne që e kanë sulmue dhe t'atyne që e
kanë mbrojtë. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit
ka nji gojëdhanë të bukur e të hidhun që na ka ardhë nga lashtësia jonë.

jellës. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë edhe sod të lagun e të myshkun,
sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. "
Qe se ç'thotë kjo gojëdhanë.

"... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e
naltoi mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji
kështjellë. Po, murin që naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot. Na kalon aty nji plak i mirë. - Puna e mbarë, o
tre vëllazën. - Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën na shembet. A din me na diftue
ndoj fjalë të mirë: çka të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë? - Unë di - u thotë plaku ~ po drue me jua thanë se a' mëkat. Atë mëkat
hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet: - A jeni të martuem,
trima? A i keni ju të tri varzat e jueja? - Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta
qëndrojmë këtë kështjellë? - Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos kuvendoni për fjalët që
do t'ju thom unë. Ate prej të tri kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës.
Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot. Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u p a.
Medet! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të
nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk k uvendoi në
shpi, nuk i tregoi vashës së vet. Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin,
muret naltohen. Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes: - Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin
me venë. Nusja e madhe ia kthen: - Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë. Kthehet i thotë të mesmes: - Moj nuse e mesme,
mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë. - Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë. Nana e
djemve i kthehet nuses së vogël: - Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof në kambë: - Urdhno, nanë! - Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen
kungullin me venë. - Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan. - Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë
na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat. Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin në të dy
faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi. -
Puna mbarë, o mjeshtër!

Po ç'asht njikështu? Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh
çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë: - Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: - Ti
paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës …
Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në
Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës së
ngulitur shqiptare, është kalaja në qendër të qytetit. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vizitorë nga vende të
ndryshme të botës, por edhe të mbarë Shqipërisë. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në
fillim të shekullit III të erës sonë si një kështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për të siguruar
kontrollin e rrugës Egnatia, që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake.Luftërat
barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e kështjellave, dhe u desh dora perandorit
bizantin me origjinë Dardane Justinian, që e rindëroti kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm
porta jugore e kalasë.

Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda kësaj
kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se
pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Kisha katolike unite,
kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo hamami i vjetër i grave, ashtu si
edhe kulla e sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë e kësaj Kalaje ka vulën e historisë. Por ky monument i gjallë
është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe
deformimit që ju bënë arkitetkturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë.
Instituti i Monumenteve nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të
ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku pjesa
dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në kujtesë historinë e tyre të
vjetër. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një
nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë
Ardian Turku, u bë e mundur të realizohet një projekt me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan, Universiteti
i Pizës dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë.
Kalaja e Beratit e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim
protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me

mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij
viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Përmendet në dokumenta historike të kohës me një sërë

emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium
(fortesa e Arberve).jë nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës
shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të

lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro
Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit

e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi
të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një
perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë

të gjata 410 m (Berati, Historiadhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka
qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të

ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës
(1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke,

rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj.
Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi
banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe

pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi
kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën

e djathtë të një harku (Apollon Baçe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet një
monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi

mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë

emër “Porta e Mihal Komnenit”.

You might also like