You are on page 1of 7

1 Anatomia e Njeriut - njohuri bazë

ORGANI I NUHATJES: HUNDA

Organi i nuhatjes ose organi olfaktor formohet nga qeliza te specializuara, olfaktore,
te vendosura ne pjesen olfaktore te hapesires se hundes, ne lavanin e saj. Kjo pjese ka nje
siperfaqe relativisht te vogel (5 cm-) tek njeriu. Meqenese jane te ekspozuar ndaj
“ambjentit te jashtem” qelizat receptore demtohen, keshtu qe edhe prodhohen te tjera
vazhdimisht. Megjithate me kalimin e moshes numri i tyre pakesohet dhe po keshtu
aftesia nukatese.
Ngacmimet olfaktore nga qelizat receptorc i percillen n. olfaktor.

ORGANI I SHIJES: GJUHA

Organi i shijes ose organi gustator (organum gustatorium) formohet nga qeliza te
specializuara, te vendosura kryesisht ne gjuhe, por gjithashtu edhe ne qiellzen e
bute dhe epiglotis. Ne gjuhe ato gjenden ne papilat e saj, kryesisht ato valate.
Ndjeshmeria e shijes percillet nga n. korda timpani (dy te tretat anteriore te gjuhes), n.
glosofaringeal (nje e treta anteriore e gjuhes) dhe n. vag (epiglotisi).

Fakte klinike Ektarmnimi i syve


Ekzaminim i syve percakton aftesine shikuese, funksionin e muskujve te jashtem dhe
demtimin e mundshem te syve nga semundje te tjera.
Aparati qe mundeson vezhgimin e strukturave te brendshme te bulbit quhet oftalmoskop.
Glaukoma
Rritja e presionit intraokular quhet glaukome dhe ajo vjen kur prishet balanca midis
prodhimit dhe absorbimit te lengut ujor.
Glaukoma mund te çoje deri ne verberi nga kompresioni i retines dhe vazave te gjakut.
Katarakti
Me rritjen e moshes kristalinifillon e behet opakduke ulur keshtuprogresisvisht aftesine
shikuese. Nderhyrja konsiston ne heqjen dhe zevendesimin e tij.
Miopia
Miopia (aferpamesia) eshte ajo gjendje ne te cilen objektet e aferta shihen qarte ndersa te
largetatjo. Ne kete rast strukturatperthyese te drites e fokusojne imazhin jo ne retine, por
perpara saj, ne trupin vitroz. Perdorimi i lenteve konkave pakeson perthyerjen e rrezeve
dhe korigjon miopine.
Hipermetropia
Hipermetropia (largpamesia) eshte ajo gjendje ne te cilen objektet e aferta nuk shihen
qarte, ndersa te largetat po. Ne kete rast strukturat perthyese te drites e fokusojne
imazhin jo ne retine, por pertej saj. Perdorimi i lenteve konvekse pakeson perthyerjen e
rrezeve dhe korigjon hipermetropine.
2 Anatomia e Njeriut - njohuri bazë

Presbiopia
Presbiopia eshte ajo gjendje ne te cilen, si pasoje e humbjes se elasticitetit te kristalinit
dhe tonusit te m. ciliar, zvogelohet aftesia 'fokusuese'’ e syve. Presbiopia fillon te shfaqet
ne moshen rreth 45 vjeç me veshtiresi ne leximin e shkronjave te vogla dhe perparon me
kalimin e moshes. Ajo nuk konsiderohet semundje.
Strabizmi
Strabizmi eshte ajo gjendje ne te cilen, si pasoje e moskordinimit te muskujve te jashtem
te syve, akset e dy bulbeve okulare nuk konvergojne ne piken qe vezhgohet. Strabizmi
mund te jete unilateral ose bilateral si dhe konvergent ose divergent. Shanset e suksesit te
trajtimit jane me te medha ne femijeri.
Ekzaminimi i veshit
Veshi i jashtem ekzaminohet lehtesisht. Meatusi akustik ekstem dhe membrana timpanike
ekzaminohen nepermjet nje aparati qe quhet otoskop.
Veshi i mesem dhe veshi i brendshem ekzaminohen nepermjet skanerit dhe rezonances
magnetike.
Perforacioni i membranes timpanike
Perforationi (shpimi) i membranes timpanike vjen kryesisht nga trauma dhe infeksioni.
Jnfeksioni i veshit te mesem (otitis media) mund te çoje ne perforim te membranes
timpanike dhe derdhje te sekrecioneve jashte (rrjedhja e veshit). Ne shumicen e rasteve
sherimi i ruptures behet spontanisht.
12. LEKURA E STRUKTURATELIDHURA ME TE

Lekura dhe derivatet e saj


Indi i nenlekures

Lekura eshte organi me i madh i trupit te njeriut. Ajo se bashku me derivatet e saJ
(qimet, thonjte, gjendrat) dhe indin e nenlekures formojne mbulesen e jashtme te trupit
ose siç quhet ndryshe integumentin (’integumentum commune)
Lekura ka nje numer funksionesh. Keshtu, ajo e mbron trupin nga demtimet fizike, kimike
e termike; merr pjese ne termoregullim dhe permban receptoret e ndjeshmerise. Ne kete
menyre lekura eshte siperfaqe komunikuese e trupit me mjedisin e jashtem.
3 Anatomia e Njeriut - njohuri bazë

LEKURA DHE DERIVATET E SAJ

Lekura (cutis) ndahet ne pjesen e saj me qimef qe perben pjesen me e madhe dhe
pjesen pa qime qe gjendet ne pellembet e duarve, shputat e kembeve dhe anen palmare te
gishtave.
Lekura eshte elastike dhe perbehet dy shtresa: epiderma (epidermis) dhe derma (dermis),
Ngjyra e lekures varet nga sasia e pigmentit melanine, qe gjendet ne te; funksioni i tij
eshte mbrojtja ndaj rrezatimit ultraviolet.
Derivate te hekures konsiderohen qimet, thonjte dhe gjendrat.
4 Anatomia e Njeriut - njohuri bazë

Qimet (pili) ndryshojne ne gjatesi, trashesi e ngjyre ne pjese te ndiyshme te trupit. Qimet e
drejta jane pergjithesisht me te forta se ato te perkuluia. Qimet ne koke quhen floke (capilli),
ne palpebra quhen cilie (cilia), ne vetulla supercilie (supercilia) etj.

Thonjte (unguis) jane derivat i epidermes ne te cilin drejtimi dhe kohezioni i shtresave
perberese sigurojne fortesine. Thoi ka pjesen me te madhe te dukshme dhe nje pjese te
padukshme; ne kete te fundit gjendet edhe zona e rritjes se tij, qe quhet matriks (matrix
unguis).

Gj end rat e lekures (glandulae cutis) jane gjendra dhjamore (glandula sebacea) dhe gjendra
te djerses (glandula sudorifera).
Gjendrat dhjamore gjenden prane qimeve dhe jane me te medha ne fytyre, gjoks e shpatulla.
Gjendrat e djerses kane rol te rendesishem ne termorregullim; keshtu racat qe jetojne ne
vende te nxehta i kane me te shumta ato.

Lekura dhe derivatet e saj


5 Anatomia e Njeriut - njohuri bazë
6 Anatomia e Njeriut - njohuri bazë

Gjendra e qumeshtit {glandula mammaria) jane gjendra te djerses te zmadhuara c te


modifikuara. Ato, ne fakt vendosen ne indin e nenlekures. Secila gjender e qumeshtit tek
femrat gjendet ne gjirin e saj (mamma), prandaj emertohen edhe gjendra te gjirit. Ato
prodhojne qumeshtin, i cili eshte ushqimi i te porsalindurit. Secili gji ka ne qender nje zone te
pigmentuar qe quhet areola (areola mammae); nga e cila del nje pjese e ngritur, papila
{papilla mammaria). Ne papile hapen duktuset laktifere (ductus lactiferi).
Forma, madhesia dhe ndertimi i gjendrave te qumeshtit dhe gjinjve ndryshojne gjate moshes,
ciklit menstrual, gravidances e laktacionit.
Tek meshkujt gjendrat e qumeshtit jane rudimentare.

Gjendra e qumeshtit

INDII NENLEKURES

Indi i nenlekures (tela subcutanea) ose hipoderma (hypodermis) eshte ind lidhor i
shkrifet qe Iejon levizshmerine dhe elasticitetin e lekures. Mbi muskujt ai shpesh eshte ind
dhjamor (panniculus adiposus) i shpemdare jo uniformisht ne pjese te ndryshme te trupit.
Pergjithesisht eshte me i shumte dhe me uniform tek femrat; gjithashtu eshte me i shumte tek
banoret e zonave te ftohta.

Fakte klinike Kanceri i gjirit


7 Anatomia e Njeriut - njohuri bazë

Kanceri i gjirit eshte nga me te shpeshtit e tumoreve malinje tek femrat. Ai zhvillohet ne
gjendren e qumeshtit dhe mund te shoqerohet me limfadenopati kryesisht aksilare dhe
metastaza ne organe te tjera. Pas percaktimit te stadit te semundjes mund te behet
kimioterapi, radioterapi ose kirurgji. Nderhyrja kirurgjikale konsiston ne heqjen e gjirit
(mastektomi) dhe limfonodulave te prekur aksilare.
Kanceri i gjirit mund te zhvillohet edhe tek meshkujt.

You might also like