You are on page 1of 11

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE


KOMPJUTERIKE

Punim Seminarik
Tema: Adresimi në Internet

Prishtinë, 27.01.2006

Profesori: Studenti:
Dr. sc Edmond Beqiri Hashim Krasniqi
PERMBAJTJA

1. Hyrje

2. IP adresimi

3. Klasat primare te adresave

4. Njohuri të shpejta për matematikën binomiale

5. Përfundimi

6. Literatura
Hyrje

Në vitet e 60-ta kompjuterët kanë filluar të lidhen mes veti përmes Wide Area Networks
(WAN). United States Defence Advanced Research Project Agency (ARPA) ka qene një
ndër rrjetat e para që ishte krijuar. ARPAnet ka testuar rrjeta të reja dhe ka filloj të lidhë
shume universitete, duke kërkuar ndërmjetësi në mes qendrave dhe qeverisë Amerikane.

Më 1972 John Postel, themeluesi i Internet Assigned Numbers Authority (IANA), ka


qenë përgjegjës për përcaktimin e IP adresave unike për çdo kompjuter qe ishte i lidhur
në internet.

Fillimisht, ka qenë një tekst skedar që ka publikuar krejt burimet e rrjetave përmes FTP
shërbyesve, kjo ka dhënë informacione lidhur me lokacionet e çdo kompjuteri duke
përfshirë HOSTname (emrin e kompjuterit) dhe IP adresat.

Përdoruesit rigjenin këto skedar dhe i ruanin në serverin lokal të tyre. Kurdo që është
shtuar një kompjuter në rrjetin e tyre, përdoruesit do të duhej te dërgonin një e-mail tek
SRI (Stanford Research Institute), ku çdo informacion për çdo kompjuter është ruajtur
deri sa SRI ka publikuar tekst skedarin e ri.
Siç mund ta paramendoni mundësia për t’u zgjeruar mëtej ishte problem nëse përdorej ky
sistem. Gjithashtu, me rritjen e numrit të perdoruersve që jane kyçur gjatë viteve 70,
perdorimi i IP numrave shume shpejt filloj të jetë jo i famshëm.

IP adresa (si p.sh. 62.64.31.149) nuk është aq e lehtë për tu mbajtur në mend dhe nuk
prezantonë ndonjë informacion gjeografik.

Ne fillim te viteve 80 Dr. David Mills, John Postel, Zaw-Sing Su dhe Dr. Paul
Mockapetris ishin te involvuar në krijimin e një sistemi per emërimin e ketyre IP
adresave. Ata së bashku krijuan sistemin: Domain Name System (DNS).
Tani, DNS lejon organizatat të kenë emra kuptimplotë për sistemet e tyre.

Për disa vite ky Domain Name System punoj me vendosmëri dhe funksionoi shumë mirë
si mbështetës i zyrës së rrjetit operativ. Në vitin 1990 ARPAnet ishte tërhequr dhe po në
atë kohë ishte rritur në rreth 100.000 rrjeta kompjuterësh.

Nje regjistërin zyrtar ose qendra informative për rrjeta (Network Information Center -
NIC) duhej ti regjistronte të gjithë emrat pronësor. Kompania NOMINET UK, nga
Britania e Madhe, regjistroi te gjithë pronarët në Angli. Për herë të parë UK domain ishte
përdorur në vitet 1980 kur një grup jo profitabil "Naming Committee" ishte i detyruar ti
regjistronte të gjithë UK domains. Rreth viteve 1990 ishte parë një shpërthim i internetit
ne nje sektor komercial, i cili i dha përparësi World Wide Web (WWW).
Ne këtë kohë kompanitë siç ishin: Demon, Pipex dhe British Telecommunications (BT) u
shfaqën si shërbyes të serviseve (Service Provider) në internet dhe filluan të shesin
domain në nivel komercial. Pasi që domain emrat u zhvilluan dhe Naming Committee e
kishte të pamundur të mbaj në nivel të gjitha aplikacionet, NOMINET filloi të regjistroj
domain-ët me prapashtesën “.uk”
IP Adresimi

Kur IP-ja u standardizua për herë të parë në Shtator 1981, specifikimet kërkonin që çdo
sistem i lidhur në një IP, t’i caktohet një vlerë unike, një 32-bit Internet Adresë.
D.m.th, IP adresa shërben për identifikim e pajisjes së kyçur në rrjetin e Internetit.
IP adresa e cila përmban 32 bit-a, shpesh paraqitet si numër 4 “oktetësh” duke filluar nga
0 deri në 255, numra këta te paraqitur ne shifra decimale dhe jo në ata binarë.
Për shembull, IP adresa 168.212.226.204 ne formën binare është
10101000.11010100.11100010.11001100.
IP adresa (si p.sh. 62.64.31.149) nuk është aq e lehtë për tu mbajtur në mend dhe nuk
prezanton ndonjë informacion gjeografik.
Ja një shembull grafik i një IP adrese dhe ndërlidhjes së saj me një domen, në këtë
rast, domenin in-addr.arpa

Por për ne më lehtë është të mbajmë në mend numrat decimal sesa ata binarë, kështu që
ne i përdorim numrat decimal për të përshkruar IP adresën, në rast se na nevojitet ti
tregojmë dikujt. Sidoqoftë, numri binarë është i rëndësishëm sepse do të përcaktojë se
cilës klasë të rrjetës i takon IP-ja.
Pra, IP adresa është e ndarë në dy komponente. Njëra komponentë i përket pjesës
së adresës, që konsiston ne bit-at e rrjetës. Bit-at e rrjetës e përbejnë pjesën e majtë të
adresës.
Komponenti i dytë është pjesa e adresës së hostit, që konsiston ne bit-at e hostit.
Bit-at e hostit e përbejnë pjesën e djathtë të adresës. Ato përbejnë pjesën e mbetur të bit-
ave të cilët nuk janë përfshirë në bit-at e rrjetës.

Figura 2: Ndarja e bit-ave në një IP adresë

Disa sisteme, sikurse ruterët të cilët kanë interfejsa në më shumë se një rrjetë, duhet të
përcaktohet nga IP adresë unike për secilën interfejs te rrjetave.
Pjesa e parë e një Internet adrese identifikon rrjetin në të cilin hosti gjendet, përderisa
pjesa e dytë identifikon hostin e veçantë në rrjetin e dhënë. Kjo krijon adresën 2-shtresore
hierarkike që është ilustruar në figurën më poshtë.

Figura 3: Struktura e Internet Adresës

Ne vitet e fundit, fusha e numrit të rrjetës iu është referuar si “prefiksi i rrjetës” sepse
pjesa kryesuese e çdo IP adrese identifikon numrin e rrjetës. Të gjithë hostat në një rrjet
të dhënë ndajnë prefiksin e njëjtë të rrjetës por duhet të kenë numrin unik të hostit.
Ngjashëm, çdo dy hosta ne rrjeta të ndryshme duhet të kenë prefikse të ndryshme të
rrjetave mund të kenë numrin e njëjtë të hostit.
Klasat primare te adresave

Ne mënyre që të prodhojnë një fleksibilitet te nevojshëm për të mbështetur madhësinë e


rrjetave, dizajnerët vendosën qe hapësira e IP adresës duhet të jetë e ndarë ne 3 klasa të
ndryshme, Klasa A, Klasa B, dhe Klasa C. Kësaj shpesh i referohemi si adresa “klasore”
sepse hapësira e adresës është e ndarë në tri klasa te paradefinuara, grupime, ose kategori.
Secila klasë rregullon kufirin në mes prefiksit te rrjetit dhe numrit te hostit në pika të
ndryshme brenda adresës 32 bit-she. Formatet e klasave themelore te adresave janë
ilustruar ne figurën me poshtë:

Figura 4: Principet e formateve të IP Adresave të ndara në klasa

Një nga vetitë themelore te IP adresës klasore është se secila adresë përmban një qelës
vetëkodues i cili identifikon pikën ndarëse ndërmjet prefiksit te rrjetit dhe numrit të
hostit. Për shembull, nëse 2 bit-at e parë te një IP adrese janë 1-0, pika ndarëse bjen në
mes bit-it të 15-te dhe 16-te. Kjo e thjeshtësoi sistemin e rutimit përgjatë viteve te
hershme te Internetit sepse protokollet origjinale te rutimit nuk e furnizonin “maskën” me
secilën “rute” (linje) për ta identifikuar gjatësinë e prefiksit te rrjetit.

Rrjeti i Klasës A

Adresa binare fillon me 0, prandaj numrat decimal mund të përdoren prej 1 deri në 126. 8
bit-at e parë (okteti i parë) identifikon rrjetën dhe 24 bit-at e mbetur tregojnë hostin
brenda rrjetës. Një shembull i një IP adrese që i takon klasës A është : 102.168.212.226,
ku “102” identifikon rrjetën dhe “168.212.226” identifikon hostin brenda rrjetës.
Rrjeti i Klasës B

Adresa binare fillon me 10, prandaj numrat decimal mund të përdoren prej 128 deri në
191. (Numri 127 është i rezervuar për “loopback” dhe përdoret për testime të brendshme
në makinë). 16 bit-at e parë (dy oktetet e para) identifikojnë rrjetin kurse 16 bit-at
tregojnë hostin brenda rrjetit. Një shembull i një IP adrese që i takon klasës B është
168.212.226.204 ku “168.212” identifikon rrjetën dhe “226.204” identifikon hostin
brenda rrjetës.

Rrjeti i Klasës C

Adresat binare fillojnë me 110, prandaj numri decimal mund të jetë brenda kufirit të
numrave 192 deri 223. 24 bit-at e parë (tre oktetet e para) identifikojnë rrjetën ndërsa 8
bit-at e mbetur e tregojnë hostin brenda rrjetës. Një shembull i një IP adrese që i takon
klasës C është 200.168.212.226 ku “200.168.212.226” identifikon rrjetën dhe “226”
identifikon hostin brenda rrjetës.

Rrjeti i Klasës D

Adresat binare fillojnë me 1110, prandaj numri decimal mund të jetë brenda kufirit të
numrave 224 deri 239.

Rrjeti i Klasës D

Adresat binare fillojnë me 1111, prandaj numri decimal mund të jetë brenda kufirit të
numrave 240 deri 255. Kjo klasë e rrjetave përdoret për eksperimente. Ato asnjëherë nuk
janë dokumentuar ose nuk janë vënë në shërbim në mënyrë standarde.

Njohuri të shpejta për matematikën binomiale

Një octet I dhënë (8 bita), kur biti në një oktet (1) vlera e tij është…
– 128 = i pari nga e majta (biti më i rëdësishëm) = 27
– 64 = biti i ardhshëm = 26
– 32 = biti i ardhshëm = 25
– 16 = biti i ardhshëm = 24
– 8 = biti i ardhshëm = 23
– 4 = biti i ardhshëm = 22
– 2 = biti i ardhshëm = 21
– 1 = i pari nga e djathta (biti më pak rëdësishëm) = 20

• Kur biti ne oktet nuk ësht dhënë (0) vlera e tij është zero.
• Vlera e shumës së një okteti është shuma e çdo biti dhënë.
– 11000000 = 128 + 64 = 192
– 10101000 = 128 + 32 + 8 = 168
– 11111111 = 128 + 64 + 32 + 16 + 8 + 4 + 2 + 1 = 255
Në figurën më poshtë është paraqitur adresimi në internet, një IP adresë si dhe është
bërë edhe ndarja e saj ne bazë të asaj se çfarë paraqet
Si po e shohim edhe
ne vizatimin e dhënë
IP adresa 32-bitëshe
është e përbërë nga dy
pjesë.
Pjesa e parë
(192.207.177) është
pjesa e cila paraqet
Identifikuesin e
rrjetës. Pjesa e mbetur
e IP adresës, d.m.th
(134) paraqet pjesën e
IP adresës e cila bën
të mundshëm
identifikimin e
kompjuterit.

Figura 5 dhe 6 :
Adresimi në Internet

ICANN
Korporata e Internetit e Emrave dhe Numrave të Ndarë (caktuar) (ICANN - the Internet
Corporation of Assigned Names and Numbers) është organizatë që e mbikqyr sistemin e
adresave të internetit. ICANN është organizatë joprofitabile e themeluar në vitin 1998 me
seli në SHBA.
ICANN është kompetent për mbikëqyrjen e:
_ Sistemit për emra të domeneve
_ Adresave të protokoleve të internetit
_ Sistemit te serverit rrënjor

Adresa të lehta – sistemi për emrat e domeneve


Përgjegjësia më e dukshme e ICANN është mbikqyrja e sistemit të adresave të internetit.
Vebadresat përmbajnë shkurtesa siç janë: .org, .com, .co ose .gov. Kjo pjesë e veb
adresës quhet emër gjenerik i domenit të nivelit më të lartë (generic Top Level Domain
name). Pjesë tjetër që e kanjë numër i madh adresash është emri kodit të shtetit Domen i
nivelit më të lartë. Të gjitha shtetet në botë kanë dy shkronja që e paraqesin këtë nivel, si
p.sh. .ug për Ugandën ose .za për Afrikën Jugore.

Sistemi origjinal i adresave të internetit i përdor numrat e protokollit të internetit (IP):


secila vebfaqe ka një numër të veçantë identifikimi sipas të cilit sistemi e njeh dhe sistemi
drejton informata deri te ajo. Mirëpo, deri në vitin 1984 ekzistonin aq shumë adresa sa që
e bënin sistemin shumë të vështirë për përdorim. Për këtë arsye e formua Sistemi për
emra të domeneve i cili i zëvendësoi numrat me fjalë dhe i organizoi në domene
gjenerike. Domenet e shteteve u aplikuan në vitin 1985. Secili emër duhet të regjistrohet
në sistemin qendror me çka do të korrespondojë me numrin e protokolit të internetit, e ky
numër është po ai të cilin e përdor sistemi për dërgimin e pakove me informata.
Në fillim, me emrat e domeneve merrej Network Solutions, kompani monopol e cila ishte
e autorizuar nga qeveria e SHBA që ta bëjë këtë. Network Solutions i regjistronte veb
domenet më të popullarizuara. com, .net dhe .org. Në vitin 1989 Ministria për tregti e
SHBA lidhi kontratë me Katedrën për postë dhe telekomunikim të Institutit për shkencë
të informatikës pranë Universitetit të Karolinës Jugore, duke vendosur në këtë mënyrë
Drejtorinë e adresave të ndara të Internetit (Internet Assigned Numbers Authority).
Pastaj, në vitin 1998, në marrëveshje me Ministrinë për tregti të SHBA u themelua
ICANN i cili i mori përsipër funksionet e Network Solutions dhe Drejtorisë së adresave
të ndara të internetit. Qëllimi ishte privatizimi, internacionalizimi dhe futja e
konkurrencës në sistemin për emra të domeneve. kompanive private të cilat punojnë nën
ombrellën e ICANN.
Përfundimi
A duhet shtetet t’i posedojnë emrat e kodit të shtetit të tyre?

Po sikurse emrat gjenerikë, ashtu edhe emrat e domenëve të kodit të shtetit janë të
regjistruar dhe të menaxhuar (respektivisht janë në pronësi) nga lloje të ndryshme
organizatash, duke përfshirë këtu edhe disa kompani private dhe individë.
Sot, kur interneti bëhet formë dominante për marrje të informatave, disa qeveri duan të
kenë kontrollin mbi domenin e shtetit të tyre. Ata shohin kodin e shtetit Domenit të
nivelit më të lartë si diçka të ngjashme me flamurin e tyre kombëtar, ose në të njëjtën
mënyrë siç menaxhonin shume shtete deri më tani me komunikacionin ajror, diçka që
përmban status dhe diçka mbi të cilën shteti/qeveria duhet të ketë të drejtë sovrane dhe
kontroll.
Sistemi i domeneve të shteteve u vendos që të zgjidhë një punë teknike – nevojën për
sigurimin e komunkimit mes shteteve. Drejtoria për adresa të ndara të internetit e ndante
të drejtën për menaxhim me emrin e kodit të shtetit Domen i nivelit më të lartë
(kshDNL) personit të parë kompetent I cili do të kërkonte këtë dhe pas themelimit
ICANN e mori përsipër këtë. Disa prej menaxherëve ose njerëzve që regjistrojnë në nivel
të shtetit janë kompani private, disa janë në kuadër të qeverisë e disa janë individë.
ICANN nuk kontrollon si punojnë menaxherët e emrit të kodit të shtetit Domen i nivelit
më të lartë as sa paguajnë ata.

Distribuimi i adresave të internetit: Numrat e protokolit të internetit (IP)

Krahas emrave të domeneve ICANN e mbikëqyr edhe distribuimin e numrave që


qëndrojnë pas adresave tekstuale (diçka e ngjashme me numrat e telefonit). IP adresat
janë numra që përdoren për t’u identifikuar serverët individual të internetit.
Ndarja e këtyre adresave kërkon koordinim në nivel global.

ICANN i kontrollon, i udhëheq dhe i zgjidh mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me


Sistemin e emrave të domeneve (Domain Name System - DNS), por emrat e rinj të
domeneve të nivelit më të lartë duhet të miratohen nga Ministria për tregti e SHBA në
pajtim me kushtet e kontratës me ICANN. Rishtazi u miratuan shtatë emra të rinj gjenrikë
te Domeneve të nivelit më të lartë edhe atë: .info, .biz, .name, .pro, .aero, .coop, dhe
.museum.

Literatura
* http://www.metamorphosis.org.mk/ICT/doracak.pdf
* http://www.bergen.org/ATC/Course/InfoTech/Coolip
* http://www.ralphb.net/IPSubnet/ipaddr.html

You might also like